Blerja e një shtëpie për herë të parë mund të jetë e vështirë. Ju nuk e keni bërë atë më parë, kështu që është normale që të ndiheni pak të hutuar. Për fat të mirë, ne kemi nxjerrë së bashku disa nga gabimet e zakonshme që blerësit “fillestar” bëjnë. Mëso prej tyre, dhe ju mund ta keni më të lehtë procesin e blerjes së shtëpisë suaj.
- Të mos llogarisni të gjitha shpenzimet :
Kredia juaj ndoshta nuk do të jetë kostoja e vetme kur vjen puna për të blerë një shtëpi. Shpezimet e tjera të vogla, të tilla si: sigurimi i pronës, taksat, faturat elektrike dhe të ujit si dhe tarifat e tjera, do fillojnë të mblidhen një e nga një. Para se të blini një shtëpi , ju duhet të rishikoni edhe një herë kursimet tuaja që të kuptoni nëse ju mund të paguani për të gjitha këto shpenzime ekstra.
- Të kërkoni për një shtëpi përpara se të merrni një aprovim paraprak për kredi:
Pasi ju ta gjeni shtëpinë dhe të vendosni për ta blerë atë, nuk dëshironi të harxhoni kohë duke vrare mendjen nese mund ta perballoni apo jo. Duke ditur buxhetin tuaj dhe limitet tuaja mund ta bëj procesin e kërkimit më të lehtë dhe me efikas. Pasi të keni vendosur që është koha për të blerë një shtëpi, është mirë që të merrni një aprovim paraprak për kredi.
- Të jeni shumë përzgjedhës:
Nuk ka asgjë të keqe që ju të dini se cfarë jeni duke kërkuar kur vjen puna për të blerë një shtëpi por nëse lista juaj “DUHET TË KETË..” bëhet shumë e gjatë dhe specifike do të përfundoni duke kërkuar për një kohë shumë të gjatë shtëpine tuaj perfekte. MOS HARRONI ! Ju mund të bëni ndryshimet që ju nevojiten në momentin që transferoheni. Duhet të tregoheni të ZGJUAR që të kuptoni se cfarë ju duhet në të vërtetë kundrejt asaj që ju dëshironi. Nëse jeni të pasigurt se ku të fillojë, listën tonë mund të ndihmojë!
- Mungesë Vizioni:
Disa prej shtëpive që ju mund të vizitoni mund të mos ju duken komode për të jetuar. Por shumë shtëpi kanë një potencial të fshehur. Kur jeni duke parë për një shtëpi, shikoni përtej rrugicave të viteve ’85 apo mobiljeve të vjetëruara. Përpiquni të fokusoheni në strukturën e shtëpisë dhe imagjinoni se si do të duket ajo pasi ju ta rregulloni sipas shijeve tuaj.
- Të punësoni amatore:
Tranferimi nuk është proces aq i lehtë. Ju do ndërroni totalisht mënyrën tuaj dhe të familjes tuaj të të jetuarit. Ju duhet të keni lojtarët më të mirë të kësaj fushe. Zgjidhni konsulentët e duhur para se të filloni kërkimin tuaj dhe në këtë rast dini kë të kontaktoni.
- Të mos merrni në konsideratë të ardhmen:
Nëse keni ndërmend të jetoni në këtë shtëpi për një kohë të gjatë, ju duhet të mendoni për të ardhmen. Ju mund të vendosni të bëheni me fëmijë pas disa vitesh, pastaj juve do t’ju duhet të shqetësoheni për cështje të tjera. A do të keni mjaftueshëm dhoma gjumi ? A ndodhet shtëpia juaj në një lagje ku ka shkolla të mira? Këto mund të jenë pika ku duhet fokusuar kur ju të vendosni për të blerë shtëpinë tuaj.
Pra, nëse keni filluar të mendoni të blini shtëpine tuaj të parë shpresojmë që të mësoni dicka nga kjo listë me gabime.
ALQI KASI
069 659 99 90