Më në fund, mbërriti edhe ajo që njihet si periudha më e bukur e vitit. Festat e fundvitit, pema, dritat, zbukurimet e gjithçka tjetër sjell një atmosferë të ngrohtë, që nuk ka fëmijë e të rritur që nuk e bën për vete.
Festat po trokasin dhe përveçse të mendohet për dhuratat dhe menunë kanë rëndësinë kryesore dhe dekoret për planifikimi e tavolinës gjatë darkës festive.
Më poshtë po gjeni disa ide si të zbukuroni tavolinën gjatë darkës festive ndersa per menun mendoni ju.
• Zgjidh ngjyrat.
Ngjyrat klasike te festive te fundvitit ngelen e kuqja, e arta (gold), e bardha, blu dhe jeshile.
Per familjet kombinimi me I keshilluar dhe me I preferuar ngelet ai midis te kuqes dhe te artës qe I jep tavolines nje pamje te ngrohte dhe ftuese.
Per ju qe preferoni nje efekt me elegant dhe te ftohte ngjyrat blu, e bardhë dhe e artë janë përzgjedhja ideale.
Pasi të keni vendosur cilat ngjyra do të karakterizojnë tavolinën tuaj, zgjidhni me kujdes zbukurimet.
• Mbulesa
Jo vetm nje zbukurim por nje element shume I rendeshishem per tavolinen tuaj. Cila do qoftë ngjyra që keni zgjedhur të kuqe, të bardhë,ose blu rëndësi ka që ta lini që të zbresë sa më shumë në bordet e tavolinës. Kujdes jo deri ne fund te tavolinë por deri ne gjatësine e karrigeve në këtë mënyrë do të keni një efekt të bukur skenografie.
• Dekoret
Duhet pasur një kujdes i veçantë për zbukurimin e mesit të tavolinës.
Dekoret me tradicionale ngelen ato prej Boce pishe, degë bredhi dhe qirinj, mund të përdorni objekte të vogla të bëra me shtiza yje, bredha të vegjël, kambana ose topa të vegjël zbukurimi, për ti lidhur rreth pecetës me një fjongo me ngjyrë.
Në qoftë se tema është Krishtlindje e bardhë, mund të vendosni përgjatë tavolinës shandanë të artë ose të argjendtë dhe ti zbukuroni me një fjongo saten të bardhë.
Mos harroni dritat shumëngjyrëshe janë gjithmonë një ide shumë e mirë për zbukurimin e bredhit dhe ambjentit. Një pemë e ndezur me drita krijon menjëherë atmosferë tjetër në shtëpi dhe gjithçka rreth e rrotull e bën më të bukur. Dritat e vogla të bardha janë të njohura, por mund të bleni edhe të tjera me ngjyra të ndryshme, gold, të kaltra etj.
Këto janë idet tona zgjedhjen e bën ti.
Festa të bukura për të gjithë!

9 Maj, 2023
Si të shmangni gabimet në blerjen e një shtëpie
Blerja e një shtëpie për herë të parë mund të jetë e vështirë. Ju nuk e keni bërë atë më parë, kështu që është normale që të ndiheni pak të hutuar. Për fat të mirë,...